4.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Joseph Dioguardi me akuza të rënda: Qeveria e Thaçit, ndërmarrje e reketit

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, në dëshminë e tij para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme, që është mbajtur dy ditë më parë në Washington, ka bërë akuza të rënda ndaj elitës politike kosovare e cila sipas tij po bëhet gjithnjë e më pasur.

Dioguardi ka kërkuar llogari edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ka mbështetur Kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e tij, e cila sipas tij është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Ish-Kongresmeni Dioguardi ka kërkuar po ashtu që të hetohet edhe Ambasadori Christopher Dell i cili ka luajtur rol që Kompania Amerikane Bechtel të ndërtojë autostradën Kosovë-Shqipëri.

Më poshtë mund të lexoni pjesë të deklaratës së Dioguardit.

“Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Humbja e shpresës së shqiptarët, popullatë pro-amerikanë në Evropë, po ashtu është e ndërlidhur me bashkëpjesëmarrjen e BE-së e ShBA-së në disa nga shembujt më flagrantë të korrupsionit, i cili po bën kërdi në Kosovë (njëri nga operativa e BE-së, shtetas gjerman, është dënuar për vjedhjen e 4.3 milionë eurove). Është koha po ashtu që Administrata të pranojë rolin të cilin ish-ambasadori në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luajtur në nxitjen që Korporata Bechtel të ndërtojë autostradën prej një miliardë dollarësh prej Kosovës deri në Shqipëri (kostoja e së cilës u ngrit në 2 miliardë dollarë dhe e cila ka mundur të ndërtohet për shumë më pak para nga kontraktues lokalë) dhe më pas të marrë një pozicion të lartë në Bechtel në Afrikë pas largimit nga Kosova. Ndërtimi dhe kostoja e saj e tepruar ndodhën deri sa Kosova ishte (dhe është) një vend i paaftë për të krijuar vende pune dhe stabilitet politik. Kjo është tërësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i State Departamentit të ShBA-së.”

Më Shumë

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione. Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është...

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Lajmet e Fundit