10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Juristët evropianë trajtojnë paqartësitë rreth Gjykatës Speciale

Gjykata-qekiqiZyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të cilët do të duhej t’i dërgonin në Kuvendin e Kosovës aktet e nevojshme juridike për hapjen e Gjykatës Speciale, kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.

Ndërkohë, vetë procesi është i rrethuar ende me dilema të shumta, që preokupojnë ekspertët juridikë evropianë për shkak të implikimeve të shumta ligjore që ka krijimi i këtij mekanizmi të veçantë gjyqësor, që sipas paralajmërimeve pritet të jetë i vendosur në Holandë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës dilemat kryesore kanë të bëjnë me statutin e Gjykatës, respektivisht nëse do të jetë vendore apo ndërkombëtare dhe ekspertët përkatës janë duke shqyrtuar mundësitë për eliminimin e barrierave juridike, si në raport me legjislacionin e Kosovës, vendit pritës, ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Mirëpo, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi përmes një sms-je ka bërë të ditur se ende nuk ka asgjë konkrete rreth ligjit apo statutit të Gjykatës Speciale.

Gazeta ka kontaktuar edhe ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, i cili përmes një emaili ka bërë të ditur se “nuk është i përfshirë në këtë çështje” dhe ka sugjeruar që të kontaktohen autoritetet qeveritare të Holandës.

Më Shumë

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Lajmet e Fundit