2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Juventusi bën ofertë për Pogban

Kampioni i Italisë, Juventusi është i vendosur për ta kthyer në radhët e veta mesfushorin Paul Pogba, i cili ka paralajmëruar largimin nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni.

Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Juventusi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Manchester Unitedin në lirimin e Pogbas.

Për Pogban, ekipi italian i ka ofruar Unitedit në shkëmbim dy lojtarë tjerë. Bëhet fjalë për Paulo Dybalan dhe Federico Bernardeschin, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Juventusit për sezonin e ardhshëm.

Pogba 26-vjeçar, është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Juventusi për 105 milionë euro.

Ai te ekipi italian i ka kaluar katër sezone dhe ka fituar po aq tituj kampioni në Serie A. Këtë edicion, Pogba ka dy gola dhe dy asistime në 16 ndeshje për Manchester Unitedin.

Më Shumë

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke...

Lajmet e Fundit