9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në Panorc

Në fshatin Panroc të Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fshatit, dhe me këtë gradualisht asfaltimi i rrugicave në këtë fshat, po shkon drejtë përfundimit. Asfaltimin e 250 metrave rrugë në këtë fshat sot i kanë parë nga afër drejtori komunal i urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i për mbrojtje dhe shpëtim, Hafir Rexha.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina tha se “gradualisht edhe në këtë fshat, sikur edhe në fshatrat tjerë, asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve po shkon drejt përfundimit dhe brenda pak muajve, i tërë procesi i rregullimit të rrugëve nëpër lagje, në të gjitha fshatrat do të përfundoj”.

Këtu sipas projektit, janë 250 metra rrugë brenda lagjeve, dhe këto tani do të përfundojnë, për të vazhduar me vendbanimet tjera. Asfaltimi i rrugëve në lagjet e fshatrave, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, dhe janë pjesë e planifikimeve në investimet kapitale.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Lajmet e Fundit