Ka ndërruar jetë prof. Dr. Ali Jakupi

Prof. Dr. Ali JakupiPas një sëmundje të shkurtër, Prof.Dr Ali Jakupi, sot në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në ora 12:00 në Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëria.

Prof.Dr. Ali Jakupi u lind më 26.06.1943, në Shalë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e përfundoi në Vushtrri, ku e kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë. Shkollën e Mesme Normale, e kreu në Mitrovicë, Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare dhe magjistraturën (nga lëmia e Marketingut) në Zagreb.

Me shkrime ka filluar të merret që nga fëmijëria. Ka botuar një numër të konsiderueshëm veprash, të zhanreve të ndryshme Ishte Doktor i Shkencave Ekonomike dhe Profesor i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për lëndët e Marketingut.

Jakupi ishte drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Kosova” dhe “Polet”, të Vushtrrisë, njëherit ishte edhe drejtor i Tregtisë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Rilindja”, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Parë të Kosovës, profesor në Universitetin e Tetovës, profesor në Universitetin AAB, si dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit