23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Diskutojnë për bibliotekat

BKUKBiblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës sivjet, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, nga data 11-12 dhjetor, me fillim në orën 10.00, nisin në Prishtinë Edicionin e VIII të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë me temën “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare”.

Gjithashtu, në këtë ditë, në orën 11.00, me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit Petro Marko, do të hapet edhe ekspozita “100 vjet Petro Marko” (organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë).

Gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës pritet të paraqiten me kumtesa njohës dhe ekspertë të fushave të caktuara të kulturës së informacionit dhe të bibliotekave e të bibliotekarisë nga Shqipëria dhe Kosova si: Etleva Domi (Trashëgimia e shkruar kombëtare në perspektivën “Biblioteka pa mure”), Jehona Shala (Kujtesa e Kosovës – dija dhe urtësia), Alda Pani (Koleksionet Albanologjike “Porta të reja” dijeje), Mr. Tahir Foniqi (Historia e librit në Kosovë), Berat Dakaj (Domethënia e koleksioneve dhe e kujtesës kombëtare), Aida Braho (Qasja e lirë / e arsyeshme në burimet e kujtesës kombëtare – një sistem i ri komunikimi shkencor dhe kërkimor në dije), Adil Olluri (Revistat e vjetra në BKUK), Erena Hasko (Koleksionet historike audiovizuale në shërbim të kujtesës kombëtare), Flamur Maloku (Materialet bibliotekare, shenjat kulturore dhe historike).

Pasi në edicionin e sivjetmë tema bosht e konferencës është “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare” referuesit do t’i shprehin preokupimet e tyre dhe përvojat për ruajtjen e koleksioneve kombëtare, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës kombëtare.

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Magjia e Disney-t zbret në Prizren

Mbrëmë në qendrën e Prizrenit u mbajt Dream Festival, një ngjarje e veçantë që solli atmosferën e Disney-t për fëmijët dhe familjet e tyre....

Lajmet e Fundit