5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Ka vdekur këngëtari maqedonas Vlatko Ilievski

Vlatko Ilievski, këngëtari maqedonas i cili më së shumti është i njohur për famën që ka arritur gjatë prezantimit të Maqedonisë në Eurovizion në vitin 2011, është gjetur i vdekur sot në mëngjes.

Policia ka konfirmuar se ai është gjetur në një makinë të tipit Toyota në Bulevardin e tretë të Brigadës, në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se Prokurori Publik ka kryer një inspektim dhe trupi i Vlatko është dorëzuar më pas për autopsi.

Deri tani shkaku i vdekjes është i panjohur. Vlatko Ilievski ishte 33 vjeç.

Ai prezantoi Maqedoninë në Eurovizion në vitin 2011 me këngën “Rusinka”. / KultPlus.com

Më Shumë

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit