4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Ka vdekur piktori i madh shqiptar, Omer Kaleshi

Artisti dhe piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi ka vdekur në moshën 90 vjeçare, lajmi është bërë i ditur në web faqen zyrtare të artistit, përcjell KultPlus.

Omer Kaleshi u lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot (Serbicë) të Kërçovës. Mësimet fillestare i morri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Shkup, përcjell INA.

Në vitin 1956 emigroi në Turqi me gjithë familje, përveç vëllait të tij Hasanit. Në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës.

Në vitin 1963 hap ekspozitën personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup dhe po këtë vit Omer Kaleshi vendoset në Paris.

Gjithkund i pranishëm me ekspozita personale dhe kolektive. Në vitin 1967-1977 ka ekspozuar punimet e tij, ndër të tjera edhe në: Hagë-“Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris-Salloni i realiteteve të reja, “Qendra kulturore 17”, në Leçe të Italisë në “Salloni i Majit” etj.

Në vitin 1979-1989, Omer Kaleshi është i pranishëm në Paris, në Amerikë, në Kanada, në Stamboll, në Londër, në Ankara e pastaj edhe në Egjipt, Spanjë,ë Zvicër, Moskë, Izmir e gjetiu. Ka hap ekspozitë në Galerinë e arteve në Tiranë dhe galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Punon dhe jeton në Francë.

Në Shkup për nder të tij para gjashtë viteve u hap Galeria e përhershme me emrin e tij në Galerinë Kombëtare e Arteve në Shkup. Ai po ashtu ishte një personalitet akademik i nderuar nga shumë universitete dhe akademi.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit