15 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kadaj – Bujupi mund t’i bashkohet “Vetëvendosjes”

Partia e Ramush Haradinajt nuk ka mbetur vetëm me një deputet më pak, por ka mbetur edhe pa shef të grupit parlamentar. Krejt kjo pasi Donika Kadaj – Bujupi dha dorëheqje pas aktivitetit 13-vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por Donika Kadaj-Bujupi nuk është personi i vetëm që është larguar nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Melihate Tërmkolli, Ernest Luma, Blerim Shala janë emrat të cilët janë tërhequr zyrtarisht kohë më parë nga AAK-ja. Porse aktivitetin e tyre në këtë parti e kanë pushuar ndonëse jozyrtarisht edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Burim Ramadani, dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, i cili tashmë është aktivizuar në punën e tij profesionale.

Largimet e shumicës prej të lartpërmendurve iu dihet arsyeja, porse për largimin e fundit të Donika Kadaj – Bujupit ende nuk dihen detaje. Kadaj – Bujupi nuk ka dashur të komentonte më shumë për largimin e saj duke thënë se krejt çfarë ka pasur për të thënë i ka shkruar në letrën e dorëheqjes.

Megjithatë për “Zërin”, Kadaj – Bujupi ka thënë se janë të pavlera informacionet se ajo është hidhëruar në parti pasi asaj i ishte lënë një vend jodinjitoz për t’u ulur në përkujtimin e 24 marsit në Gllogjan../zeri/

Më Shumë

Viktima nga rryma elektrike në Prizren nuk ishte punëtor i KEDS -it

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit