9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe në Francë, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë këtu i përkthyer në frëngjisht, është një ngjarje tepër e rrallë për të mos u ndalur! I përkthyer në 20 gjuhë, romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1970, A. Michel) në atë kohë pati magjepsur publikun nga lirika e tij makabre dhe ironike që përshkruante okupimin e egër të Shqipërisë nga trupat fashiste të Musolinit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Dimri i madh”, vepra e katërt e Kadaresë, e përkthyer në gjuhën tonë (Botimet Fayard), që ka dalë në treg kohët e fundit, është një afresk i madh mbi komunizmin shqiptar, ku të gjithë njerëzit e “tokës së shqiponjave” kanë një rol, nga lideri kombëtar Enver Hoxha, deri te militantët dhe fshatarët më të thjeshtë. Epik, duke kujtuar ritmin e disa legjendave të Ballkanit, të rrënjosura edhe në historinë më bashkëkohore të vendit më të fshehtë në Evropë, “Dimri i Madh” i ofron lexuesit më shumë se 500 faqe të një vepre të madhe historike.”/darsiani.com

Më Shumë

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit