18.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Kadri Morina vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë

Kadri Morina nga Lumishta e Malishevës është duke u përballur me sëmundjen e rëndë të quajtur “Gloma Trunkus Cerebrei”, për shërimin e së cilës nevojitet trajtim jashtë vendit.

Kosto për shërimin e kësaj sëmundje kap shumën 100 000 €.

Kadriu është 29 vjeçar.

Sipas mendimit të mjekëve që e kanë trajtuar në Kosovë dhe Shqipëri, ai ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit.

Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim dhe çdo vonesë intervenimi mund të jetë tragjike.

“Ne si familje kemi kontaktuar Klinikën Neurokirurgjike në Münhen të Gjermanisë. Kadriu i është nënshtruar ekzaminimeve të para në këtë klinikë nën përkujdesjen e Prof. Dr. Bernhard Meyer. Vetëm biopsia të cilën do të kryen në muajin janar kushton 21 400 €, që më pas të vijoi me radioterapi apo kimioterapi (varësisht nga biopsia)”, tregon familja e tij.

“Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Kadriut ka nevojë për ndihmë financiare nga institucionet dhe njerëzit vullnetmirë. E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”.

Donacionet e juaja mund t’i dhuroni në llogarinë bankare që është në emër të vëllait të Kadriut, Mejdi Morina

Account No: XK051705018602331184
SËIFT CODE: NLPR XK PR
Numrat kontaktues 049457706 dhe 049448005

Më Shumë

Hendbollisti Lulzim Shabani i bashkohet Rahovecit

Klubi i Hendbollit Rahoveci ka bërë një përforcim të rëndësishëm në prag të sezonit të ri, duke zyrtarizuar transferimin e hendbollistit të njohur të...

Alishani: Vetëvendosje synon rikthimin e Prizrenit

Zëvendësshefja e shtabit zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, ka deklaruar se subjekti politik që ajo përfaqëson është plotësisht i...

Lajmet e Fundit