24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kadri Veseli nuk ka hequr dorë nga Prizreni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga Prizreni, dhe ka thënë se këtë qytet e do më së shumti në botë, njofton Klan Kosova.

Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku kjo parti kishte humbur në garën për Prizrenin dhe Mitrovicën.

“Unë jam krenar që jam i Mitrovicës, do të jem gjithmonë krenar që jam bashkëvendës i Isë Boletinit”, tha ai.

“Në të njëjtën kohë e dua shumë Prizrenin”.

“Prizreni është qyteti që e dua më së shumti në botë”, shtoi Veseli, duke rrëfyer se e kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë në këtë qytet.

“Kam keqardhje. Nuk kam mllef, nuk kam hidhërim”, tha Veseli pas rezultatit të zgjedhjeve në Prizren.

“Cka do të ishte më dinjitoze për Mitrovicën se sa ta udhëheqë një kandidate për kryetare siç ka qenë Valdete Idrizi?”.

“Në rastin e Prizrenit, Shaqir Totaj është një ekspert i jashtëzakonshëm të cilit Prizreni do t’ia shohë hairin në qeverisjen e tij”, tha Veseli, duke pohuar se në atë komunë ende nuk ka përfunduar asgjë.

“Pesë mijë vota ka qenë më përpara Shaqir Totaj”.

“Ne duam në rend të parë që të paqtohet politikisht edhe shpirtërisht vullneti i qytetarëve”

“Ajo çfarë shohim në Prizren nga dëshmitë që i kemi marrë ne si Parti Demokratike e Kosovës, ka një abuzim agresiv me vullnetin e qytetarëve”

“Ndërkohë edhe një dhunë ndaj njerëzve që synojnë ta denoncojnë pjesën negative”

“Besojmë shumë që sistemi i drejtësisë nuk do t’i nënshtrohet shantazhit, por do t’i nënshtrohet të vërtetës dhe të drejtës”

“Nuk është rregull e lojës ta marrësh vullnetin e qytetarëve, dhe ta bartësh ku të duash”

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë pushtetin në të cilin nuk kemi legjitimitet qytetar”.

Veseli njoftoi se ata do t’i ndjekin rrugët institucionale, dhe besojnë në drejtësinë e vendit aty ku edhe i kanë drejtuar ankesat.

Më Shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Nashec të Prizrenit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhnësi i...

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Lajmet e Fundit