7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Kadri Veseli përzgjodhi për drejtor Zahadin Shemsedinin

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ishte angazhuar që të bëjë ndryshime në qeverisjen e Prizrenit. Ai fuqinë personale e tregoi në shkarkimin e gjashtë drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës. Krejt, kjo kishte ndodhur muajin e kaluar, për të fuqizuar qeverisjen në këtë qytet.

“Ndryshimet kanë për qëllim që qeverisja të fuqizohet edhe më mirë”, pati deklaruar Veseli, në ditën e shkarkimit të drejtorëve të Mujës.
Ndërkaq, gjashtë drejtorët e shkarkuar, një ditë pas vizitës së Kadri Veselit në Prizren, u zëvendësuan me emra të rinj.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Veseli, kishte përzgjedhur emrat e drejtorëve të rinj të Qeverisë “Muja”.

“Krejt ndryshimi i Qeverisë së Mujës ka shkuar nëpër duart e Kadri Veselit, duke përfshirë edhe përzgjedhjen e emrave të drejtorëve”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Dega e PDK-së në Prizren, në ditën e prezantimit të drejtorëve të rinj, ka pranuar se ndryshimet janë bërë me angazhimin e Veselit.

“Angazhimi personal i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për ndryshime në qeverisjen e Prizrenit ka sjellë rezultatet e para pozitive”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Në mesin e emrave të përzgjedhur nga Veseli është edhe drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini.

Shemsedini, përveç si ligjërues, një kohë ka qenë edhe ushtrues i detyrës së Rektorit në Universitetin e Prizrenit.

Ai dyshohet se kundërligjshëm ka angazhuar djalin e tij, si asistent në këtë universitet.

Angazhimi i djalit të tij, ka ndodhur në vitin 2014.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj drejtorit të sapozgjedhur të Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, ndërkaq nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj cështjeje. Ai as nuk e ka mohuar, por as pohuar se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj Shemsedinit.

“Kur ka diçka të re ju informojmë siç kemi bërë deri më tash për rastet e tjera”, tha shkurt Hoxha për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, partitë opozitare dhe shoqëria civile, ndryshimet në qeverisjen e Prizrenit, i patën vlerësuar si freskim të keqqeverisjes së këtij qyteti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit