11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

“Kampionët” e stentave

Operacioni ne QKUKPër katër vjet të punës së tij në Njësinë e Kardiologjisë Invazive, kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Irfan Daullxhiu, nuk e ka vendosur as edhe një stentë, ndonëse paga e tij mujore për punën në këtë laborator ishte rreth 600 euro.

Kjo e dhënë figuron në një raport të brendshëm të Klinikës së Kardiologjisë Invazive të siguruar nga burimet e gazetës Zëri.

Në raport, thuhet se doktori Daullxhiu për vitet 2010, 2011, 2012 dhe 2013 nuk ka kryer as edhe një stentim të ndonjë pacienti.

Nga volumi i punës së raportuar nga drejtori i Kardiologjisë, Gani Bajraktari, për këto katër vjet, del se shtatë kardiologë në Kardiologjinë Invazive të QKUK-së kanë vendosur vetëm 105 stenta./Zëri/

Më Shumë

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit