Kandidatët e LDK-së u prezantuan para votuesve të lagjes “Xhevat Berisha” në Prizren

Kandidatët e LDK-së për deputetë kanë takuar banorët e lagjes “Xhevat Berisha”.

Kryetari i LDK-së në Prizren Anton Quni pasi prezantoi kandidatët për deputetë, para të pranishmëve foli për rolin e LDK-së.

“Trimat janë tregu shumë para lufte, i kemi trimat e luftës por i kemi edhe trimat e paraluftës. Në kohën kur është themelu LDK-ja, nuk janë mbajtur takime kaq të lira. U dashtë do djem të ri me i vendos me një rrugicë, u dashtë me ul pak dritën, me fol ma qetë dhe çdo detyrë është shpërnda në popullatë. Edhe të nesërmen qytetarët tanë vajza e djem të gjithë ju kanë përgjigjur fjalës së presidentit, i cili nuk ka pas as ushtri pas, as polici as gjykatë ,por fjala e tij ka pas aq peshë dhe kjo ka qenë arma më e fuqishme ndaj okupatorit në atë kohë”, tha Quni.

Në këtë takim mori pjesë edhe Armend Zemaj.

Ai tha se çdo figurë që është brenda listës së LDK-së ka emër, ka trashëgimi, dhe mbi të gjitha e që na lidh dicka të përbashkët .

Afërdita Morina- Biffar si mikpritëse falënderoi për pjesëmarrjen në këtë takim.

“Po më bëhet zemra mal që na lagjen e Trimave e që kisha dashtë me ia shtu edhe e trimëreshave, se kjo lagje ka edhe trima edhe trimnesha, e ka trimat e para luftës që krahas me Erqrem Kryeziun kanë ndihmuar presidentin Rugova me organizu jetën paralele dhe me i dal në ballë popullit tonë përkrah okupimit të Serbisë. I pat trimat e luftës dhe trimëreshat e luftës që kanë marrë armët dhe ia kanë kthye Serbisë për ta çliruar Kosovën e për ta na e sjell Lirinë që po e gëzojmë sot dhe natyrisht ia ka trimat e pasluftës që vazhdimisht kanë qëndru në LDK duke i besu platformës programit dhe frymës që e ka mbjellë presindendit Ibrahim Rugova”, tha Afërdita Morina Biffar.

Me pas u prezantuan kandidatët: Sylë Hoxhën, Mybera Mustafën, Saljadin Fanajn, Valdet Hoxhën, Hatim Baxhakun dhe Afërdita Morina Biffar.

 

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit