Kandidatët për patentë shofer nuk mund t’i nënshtrohen testit të vozitjes

Shtyrja e afateve për provimin praktik të vozitjes për marrjen e patentë shoferit të kategorisë B, jo vetëm që po lë në pritje me muaj, por disa prej tyre po i detyron t’i ri-nënshtrohen provimit me shkrim, të cilin e kanë kaluar më herët me sukses. Vonesat po ndodhin si shkak i mungesës së ekzaminerëve. Momentalisht, kryeqyteti i Kosovës po operon me vetëm dy ekzaminerë.

Në një dokument të shpërndarë nga MI’ja, para dy muajsh, fajin për pezullim të afateve për test praktik ia kanë lënë pandemisë, bashkë me mungesë të ekzaminerëve, teksa kanë thënë se do të lajmërojnë qytetarët me shkrim lidhur me provimin praktik sapo të normalizohet situata.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë për koment Ministrinë e Infrastrukturës dy herë radhazi, lidhur me çështjen në fjalë, përmes postës elektronike, nga e cila nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Problemi i shtyrjes së afatit të provimit praktik, i cili shihet si hap final për marrjen e patentë shoferit, po detyron kandidatët t’i ri-nënshtrohen provimit me shkrim. Me diçka të tillë është përballur qytetari me inicialet I.E, i cili thotë se në janar do të obligohet t’i ri-nënshtrohet provimit me shkrim, nëse nuk i mundësohet të futet në provim përgjatë janarit.

“Do të detyrohem t’i nënshtrohem provimit me shkrim sërish për leje, më kanë thënë se nuk kanë ndonjë afat të caktum për provimit praktik. Nuk e di se çfarë po ndodh kështu”, ka deklaruar I.E për Express.

Udhëzimi Administrativ për Dhënien e Provimit për Shofer, e parasheh se kandidati i cili në afat prej një viti nga data e dhënies së provimit nga pjesa teorike nuk e jep provimin nga pjesa praktike duhet t’i nënshtrohet provimit në tërësi.

Një shqetësim shtesë problemit ia shton kryetari i Fedaratës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, atë të mungesës së licencimit të ekzaminerëve, për të cilët thotë se ka të atillë që nuk iu është vazhduar licenca, pavarësisht se iu është skaduar vitin e kaluar.

“Ka mungesë të licencimit të ekzaminerëve, ka të atillë që qe një vit iu ka skaduar licenca, nuk po e kuptoj se cila është arsyeja e mos-licencimit nga Ministria e Infrastrukturës”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai është shprehur se është mbajtur një takim mes ekzaminerëve dhe shefit të kabinetit të ministrisë përkatëse, ku është premtuar fillimi i testimeve praktike për kategorinë B të lejeve të vozitjes.

“Sekretari para një jave ka pasur takim me shefin e kabinetit, është mbajtur një takim i ekzaminerëve, pritet të fillojnë testimet praktike. Sot kisha problem me kandidatë që tashmë iu ka skaduar testi, ka kandidatë qe janë detyruar që t’iu ri-nënshtrohen provimit me shkrim”, tha ndër të tjera Cakolli për Express.

Kategoritë e larta mund ta paraqesin testin praktik për patentë shofer.

Paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.

Gjithashtu, kandidatët të cilëve iu skadon afati i testit dyvjeçarë, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B. /Gazeta Express/

Më Shumë

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit