8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Kante, futbollisti i 6’të që fiton Ligën e Kamionëve, Kupën e Botës dhe Premierligën

Chelsea është skuadra kampione për këtë vit në Evropë, pas triumfit që arriti në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Të shtunën mbrëma, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel shënoi fitore në finalen ndaj Manchester Cityt.

Finalja e zhvilluar në “Dragao” përfundoi me rezultatin 0-1. Golin e vetëm dhe të fitores për blutë e Londrës e shënoi Kai Havertz në minutën e 42-të.

N’Golo Kante u shpall lojtari i ndeshjes, teksa me këtë triumf shënoi edhe një rekord.

Kante bëhet vetëm lojtari i gjashtë në historinë e futbollit që ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën dhe Kupën e Botës.

Para tij, këtë e kishin arritur edhe Thierry Henry, Juliano Belleti, Gerard Pique, Pedro dhe Fabien Barthez.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit