16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kanye West thotë se kandidatura e tij për president të Amerikës ishte thirrje nga zoti

Pak kohë më parë, Kanye West deklaroi kandidaturën e tij për President të SHBA-së, ndërkohë që publikoi dhe një video të fushatës duke premtuar se do të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”.

Së fundmi, reperi gjatë një interviste për “Joe Rogan Experience “, foli rreth planeve presidenciale, ku tha se ishte frymëzuar nga zoti për të ndërmarrë këtë veprim.

Ai pranoi se miqtë dhe kolegët e menduan se po bënte shaka dhe u përpoqën ta bindnin atë që të mos e fillonte fushatën e tij.

“Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vetet dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”, tha Kanye.

West beson se krijimtaria dhe personaliteti i tij e bëjnë atë një konkurrent të fortë përballë presidentit Trump dhe demokratit Joe Biden.

West tha nëse nuk fiton, është i gatshëm për të kandiduar për guvernator të Kalifornisë.

“Nëse është në planet e Zotit, pjesë e rrugës sime është të bëhem guvernator, atëherë është mirë, por thirrja ime është të jem udhëheqësi i botës së lirë,” tha ai duke shtuar: “Unë jam 100% i sigurt se do të fitoj në 2024. Ka shumë gjasa të jem demokrat”

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit