Kapen gjysmë kilogram narkotikë në Vërmicë

drog vermiccDogana e Kosovës ka ndalur për kontroll veturë e tipit VOLVO me regjistrim të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë Kufitare në PKK Vërmicë në vijën e dytë të kontrollit janë gjetur mbi gjysmë kilogrami lëndë narkotike.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur ku janë përdorur pajisjet për kontroll donacion i Ambasadës Amerikane, oficerët doganor kanë gjetur substanca narkotike e llojit marihuana, në sasi prej 561.40 gramë.

“Kjo sasi është gjetur nën ulësen e vozitësit dhe ishte e mbështjellë me qese plastike dhe e mbyllur ne një qese tjetër. Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policinë Kufitare në Vërmicë si dhe rasti është përcjell tutje për hetime dhe procedim penal”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit