Gashi: Gjykata Speciale, Tribunal i vogël

TomeGashi5-31Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të punojë nën juridiksionin e Kosovës. Ai i ka quajtur të pavërteta deklaratat e zyrtarëve kosovarë të cilët kanë thënë se kjo gjykatë do të punojë nën juridiksionin e Kosovës.

“Emërimit si dhoma të posaçme ka qenë me kërkesë e drejtuesve kosovarë për të treguar se janë formalisht kinse nën sistemin e Kosovës, por në të vërtetë këto dhoma të Gjykatës Speciale nuk janë pjesë e sistemit të Kosovës dhe si të tilla do të veprojnë jashtë juridiksionit të Kosovës”, ka thënë Gashi, për RTK, transmeton Gazeta Tribuna.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë një Tribunal i vogël i Hagës. “Gjithçka që është në këtë draft-ligj, është copy-paste e Tribunalit të Hagës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në këtë gjykatë ka gjasa që disa pjesëtarë të gjykohen edhe për gjoja gjenocid.

Gashi ka theksuar se nëse do të ishte deputetë assesi nuk do të votonte pro këtij draft-ligjit mbi të cilin do të themelohet Gjykata Speciale.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit