Kaq drogë konfiskoi policia gjatë vitit 2023

Policia e Kosovës ka prezantuar sukseset e punës për vitin 2023.

Gjatë 365 ditëve të punës, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, ka publikuar të dhënat.

Hoxha bëri të ditur se sa substanca narkotike janë konfiskuar këtë vit.

Në tabelën e publikuar, shihet se gjatë 2023-tës janë konfiskuar mbi 539 kilogramë marihuanë dhe 21 mijë e 989 bimë kanabisi.

I pari i PK-së njoftoi se janë konfiskuar pesë kilogramë e 150.66 gramë kokainë.

E treta nga drogat e sekuestruara, renditet edhe heroina me dy kilogramë 870.65 gramë.

Ndërkaq, sasia e llojit të drogës Ekstazi, e cila është konfiskuar është një kilogram e 220.98 gramë, njofton Klankosova.tv

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit