Karikatura e kosovarit Murat Ahmeti, shkas për mbylljen e ekspozitës në Turqi

Karikatura Murat AhmetitPasi ka mbyllur ekspozitën, prokuroria ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë.

Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake Tiroler Tageszeitung.

Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”.

Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.

Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jetin në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit