Karriera e Januzaj drejt rënies, pritet transferimi në Turqi

Adnan Januzaj pak vite më parë ishte një nga talentet më premtues në Evropë. I dal nga akademia e Manchester United dhe aktivizimi me ekipin e parë të “Djajve të Kuq”, bëri që gjithë kontinenti i vjetër të fliste për të.

Shqipëria ishte një nga kombëtaret që synonte ta kishte në gjirin e saj super talentin Januzaj. Mirëpo, asokohe ai vendosi të përfaqësonte vendin e tij të lindjes, Belgjikën. Me këta të fundit u paraqit në vetëm 15 ndeshje, ku shënoi dhe një gol.

Teksa pritej një karrierë e shkëlqyer nga Januzaj, tashmë në moshën 27-vjeçare ai duket se është shumë larg pritshmërive.

Pasi u aktivizua pak kohe te United, ai u huazua në ekipe si Borussia Dortmund, Sunderland dhe në fund u shit përfundimisht te Real Sociedad. Në La Liga ai luajti me Sociedad nga 2017 deri në 2022, ku më pas u transferua te Sevilla, ku dhe aktivizohet aktualisht.

Ecuria e tij te Sevilla nuk është në rrugën e duhur. Ai nuk preferohet nga trajneri dhe po synon largimin. Mirëpo, teksa merkato e janarit është mbyllur në ligat më të mëdha evropiane, Januzaj duket se ka vetëm një derë të hapur ku mund të vazhdojë karrierën.

Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Januzaj ka ofertë nga gjigandët turq të Istanbul Basaksehir. Merkato e transferimeve në Turqi nuk është mbyllur ende dhe Januzaj ka kohë për të mbyllur marrëveshjen deri të martën e ardhshme.

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit