Kastrati i Nismës: Në 30 vitet e ardhshme, Malisheva do të bëhet e banueshme për 40 mijë qytetarë

Kandidati për kryetar të Malishevës nga Nisma, Ekrem Kastrati, ka treguar për planet e tij për “Malishevën Urbane”.

“Do ta bëjmë urbanizimin e qytetit, i analizuar nga ekspertët tanë, që Malishevën për 30 vite e ardhshme do ta përgatisim për 40 mijë qytetarë, sepse dita e ditës qyteti i Malishevës po ka lëvizje të qytetarëve nga fshati në qytet”, tha Kastrati në Edicionin Zgjedhor.

“Ky projekt përfshin infrastrukturë nëntokësore, kanalizimet, rrjetin e ujit, rrjetin energjetik, rrjetin telefonik dhe të internetit, vazhdimin e rregullimit të shtratit të ujit si dhe rregullimin e parkut”.

Tutje, Kastrati pretendoi se fshatrat kanë qenë të pa asfaltuara, ndërsa tani janë 85 përqind të asfaltuar.

Kandidati po ashtu premtoi subvencione për blegtorinë, vreshtarinë dhe pemëtarinë.

Ndërkohë, për lehonat, Kastrati premtoi 150 deri në 200 euro në muaj.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit