11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Katër raste të reja me Covid dhe asnjë i vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të janë raportuar vetëm katër raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore asnjë person nuk është vaksinuar kundër koronavirusit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër Covid-19 (të dielave nuk ka vaksinim v.j.) Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës. Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255. Në total numri i rasteve aktive është 48”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 oreve REPUBLIKAE KOSOVES MINISTRIAESHENDETESISE SHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza të administruara n? total 903.293 1.829.850 PERDITESIMI FUNDIT 13 QERSHOR, 2022 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 orève 823.417 Doza t? treta/perforcuese 221 102.974 Raste pozitive Vdekje 4 Pozitiviteti rasteve Të sheruar 1.80% 6 Raste aktive 48'

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit