2.6 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Katër shtëpi në Prizren rrezikohen nga rrëshqitja e dheut

Autoritetet lokale të Prizrenit, të hënën, kanë njoftuar se së paku katër shtëpi në fshatin Nepregosht rrezikohen nga rrëshqitja e dheut. Sipas tyre, gjendja në këtë lokalitet është serioze dhe kërkon një intervenim emergjent për evitimin e rrezikut ekzistues, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Katër shtëpi rrezikohen ende nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të shiut në fundjavë, dhe aty duhet një intervenim emergjent”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, teksa ka njoftuar kuvendarët e KK-së së Prizrenit se duhet të niset drejt këtij fshati bashkë me ekipin e inxhinierëve.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Haskuka ka dalë në terren bashkë me ekipin e ekspertëve. “Presim hartimin e projektit nga inxhinierët dhe Komuna bashkë me Qeverinë do të financojnë sanimin afatgjatë të kësaj situate”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka diskutuar për gjendjen e krijuar në fshatin Nepregosht, duke kërkuar që Ekzekutivi qendror të përfshihet në intervenim emergjent..

Më Shumë

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki në Prizren

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me...

Lajmet e Fundit