7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë e 600 raste të reja me koronavirus

Katër raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 14 mijë mostrave.

Që nga dje janë shëruar edhe 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 31 mijë.

“Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lajmet e Fundit