2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

KB “Bashkimi” dënohet me 2100 euro

Fundjava e Superligës me incidente në lojën Bashkimi-Trepça nuk ka kaluar pa dënime nga Komisioni i Garave të FBK-së.

Në Informatorin e fundit të Superligës, nënshkruar nga kryesuesi i Komisionit janë shqiptuar dënimet për skuadrat e Superligës, derisa në fundjavë pa dënim ka shpëtuar vetëm Trepça, derisa Peja-Prizreni nuk është zhvilluar. Të gjitha skuadrat tjera janë dënuar qoftë për shkak të tifozërive, qoftë për shkak të mos-organizimit adekuat të ndeshjes.

Skuadra e Bashkimit është dënuar me 2 mijë e 100 euro për shkak të incidenteve të shkaktuara në përballjen e fundit ndaj Trepçës. Një dënim prej 1 mijë euro, një tjetër prej 500 eurosh dhe prej 600 eurosh janë tri dënimet që kanë çuar totalin në 2 mijë e 100 euro!

Vendimi i KG-së ka shkruar:

“KB Bashkimi dënohet me 500 Euro konform nenit 48.18 të PG. KB Bashkimi dënohet me 600 Euro konform nenit 49.4 të PG. KB Bashkimi dënohet me 1000 Euro konform nenit 49.9 të PG.”/ Topsporti

Më Shumë

Murati: Për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se për vitin 2024 komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet. “Për 2024, komunat do të kenë...

Lëndohet një person në Rahovec, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e enjte në Rahovec, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim...

Lajmet e Fundit