20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

KDI: Kuvendi i Komunës t’i mbikëqyrë politikat shëndetësore

kdi tryezInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Roli i Kuvendit të Komunës në politikat lokale në sektorin e Shëndetësisë”. Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze kishte për synim prezantimet e gjetjeve të analizës dhe rekomandimet për këtë sektorë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe fokusimi në mundësit e fuqizimit të rolit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në mbikëqyrjen dhe avancimin e mëtejmë të politikave lokale në këtë sektorë.

Të ftuar në këtë tryezë ishin: anëtarë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, drejtor të drejtorive komunale, Drejtorë dhe përfaqësues të QKMF-së në Prizren, Organizatat e Shoqërisë Civile, përfaqësues të medieve lokale dhe qendrore.
“Kuvendi i komunës gjithmonë e ka pas prioritet shëndetësinë, është njëri nga sektorët më të zhvilluar dhe të gjitha komunat do të duhej të merrnin shembull Prizrenin”. Megjithatë duhet të vazhdohet edhe më tej në zhvillimin e politikave publike shëndetësore dhe rekomandimet që kanë dal në kuadër të analizës do të jemi të gatshëm ti inkorporojmë në politika të tilla” – potencoi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Mybera Mustafa shefe e grupit parlamentar të LDK-s pranë Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka vu theksin në animet partiake në politikat shëndetësore, buxhetin e kufizuar, mungesa e sigurimeve shëndetësore, ndërtimi i objekteve pa planifikim dhe pa analiza si dhe referim jo adekuat në institucionet tjera janë pasojat që po i bartin qytetarët në mungesë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të mirëfillta.

Arbër Rexhaj nga LVV ka potencuar se “qeveria lokale nuk e ka primare shëndetin e njeriut, ne si Kuvend i Komunës në këtë periudhe nuk e kemi pas asnjë pikë të vetme për sektorin e shëndetësisë dhe kjo tregon preokupimin e kësaj qeverie dhe si rrjedhojë nuk kemi ofrime të shërbimeve laboratorike dhe jemi jashtë standardëve që duhet të jenë në konceptin e mjekësisë familjare. Kuvendi duhet me qenë pjesë e mbikëqyrjes dhe sa më parë duhet të themeloj Këshillin Mbikëqyrës të institucioneve të shëndetit primar.

Antigona Shësten nga OPDMK ka vu theksin tek personat me nevoja të veçanta ku tha se “ injorohen personat me nevoja të veçanta dhe askush s’po mendon për ata duke ditur se kategoria e tillë ka nevoja më të veçanta madje edhe shëndetësore dhe ka kërkuar që të ketë ekipe patronazhi për personat me nevoja të veçanta”.

Ndër rekomandimet që kanë dalë në kuadër të analizës për politikat shëndetësore ishin: të hartohet plani operativ dhe të shqyrtohet ne Kuvendin e Komunës për procedim të mëtejmë, inicimi i hartimit të Statutit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente dhe ky institucion të ndahet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, të regurtohen specialist të Mjekësisë Urgjente, të themelohet Këshilli Mbikëqyrës i Institucioneve të Kujdesit Parësorë Shëndetësorë, të ofrohen shërbime 24 orë dhe shërbime laboratorike në tri nga Qendrat e Mjekësisë Familjare (Zhur, Reqan dhe Gjonaj), të ndahen pacientët dhe familjet ndërmjet Ekipeve të Mjekësisë Familjare me qëllim të implementimit të tërësishëm të konceptit të mjekësisë familjare, të iniciohet ndryshimi i Statutit të QKMF-së dhe të miratohet nga ana e Kuvendit të Komunës, të publikohet Lista Esenciale e Branave brenda QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve, të krijohet partneritet më i madh me OSHC-të në sensibilizimin dhe edukimin e popullatës me qëllim të promovimit dhe parandalimit të sëmundjeve dhe personeli mjekësorë të jetë pjesë e fushatave të tilla senzibilizuese etj.
.

Më Shumë

Lajmet e Fundit