8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Mbesin në paraburgim sulmuesit e policëve në Vërmicë

Gjykata themelore ne prizrenDepartamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve Ramadan dhe Flamur Mavraj, nga Prishtina, t’iu caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, pengim i personit zyrtar.

“Të pandehuritRamadan dhe Flamur Mavraj do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej datës 13.03.2015, në ora 17:00, dhe do të zgjasë deri me datën 13.04.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Të pandehurit dyshohet se me datën 13.03.2015 rrethe orës 14:00, në autostradë, rreth 3 kilometra pa arritur në pikën kufitare Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim me kanosje serioze pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Derisa zyrtarët policor B.Bytyqi, Y.Bytyqi dhe T.Zeka, ishin në detyrë të përcjelljes së Kryeprokurorit të shtetit Sylë Hoxha, të pandehurit me automjetin e tyre të markës ,,BMË X5,,, me targa të regjistrimit 03-222-CJ, disa herë hyjnë në tejkalim të automjeteve zyrtare, ku më pas ,pas urdhrit të zyrtarëve policor që të ndalen dhe të hapin derën e automjetit, të njëjtit ndalen, por menjëherë nisen me vrull të madh, duke rrezikuar dhe penguar zyrtarët policor”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Lajmet e Fundit