Keane nuk pyeste as për Fenomenin, si e injoroi në Champions League

Mesfushori legjendar i Manchester United, Roy Keane, do të mbahet mend gjithmonë për karakterin e tij agresiv, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj. Tashmë, Keane është analist në SkySport, ku edhe aty është shumë i suksesshëm.

Një video e vjetër është publikuar nga arkivat e faqes së njohur sportive, B/R Football, ku shihet qartë çfarë karakteri kishte Roy Keane. Në një takim të Champions League mes Interit dhe Manchester United, mesfushori irlandez ishte kapiten i “Djajve të Kuq”.

Ai udhëhoqi ekipin e tij në fushë dhe që në shtrëngimin e duarve para ndeshjes, tregoi qartë se kush ishte! Ronaldo Fenomeni po rregullonte këpucët e tij dhe nuk e kishte mendjen, ndërsa Roy Keane, e injoroi totalisht, duke mos e pritur aspak dhe duke mos i shtrënguar dorën.

Gjë që asnjë futbollist tjetër nuk mund ta bënte, madje shumë të tjerë ziheshin me njëri-tjetrin se kush do i merrte fanellën Fenomenit brazilian. Por jo Roy…

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit