Oferta për Theo dhe Musacchio, Milani lëviz për kapitenin

E pamundur të ndalosh zërat e merkatos, edhe pse askush nuk di as se kur rikthehet futbollit. Gjithsesi mediat vijojnë të shkruajnë për transferime të mundshme, oferta dhe dëshira. Sa reale janë të gjithë këto mbetet të shihen në vazhdim. Në Francë raportojnë për një interesim të PSG për një prej lojtarëve më të mirë të Serie A.

Mbrojtësi i Milan. Theo Hernandez, ka spikatur këtë sezon dhe parizienët janë të interesuar ta transferojnë atë. 22-vjeçari tani kushton dhe Milani nuk e lëshon pa 40 milion euro, dyfishi i shumës që shpenzuar verën e shkuar për ta blerë nga real Madrid.

LËVIZJET E TJERA – Milani po punon për të realizuar një nga lëvizjet më të rëndësishme, që është rinovimi i kontratës me kapitenin Alessi Romagnoli. Qendërmbrojtësi është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por duhet sa më parë të ketë një marrëveshje të re.

Ndërkohë do të ketë edhe një largim nga kuqezinjtë dhe ai është Matteo Musacchio. Argjentinasi nuk ka gjetur hapësira dhe zgjidhja më e mirë e palëve është mbyllja e bashkëpunimit. Për shërbimet e tij interesohen dy klube në Spanjë, ku ai ka luajtur më parë me Villareal. Sevilla dhe Valencia janë klubet që po e mendojnë transferimin e mbrojtësit qendror të Milanit.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit