13.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kelmendi-Thaçit: S’do ta votoj Kryeparlamentarin nga PDK, as ty si Kryeministër

Gezim Kelmendi- PDDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi nga Partia e Drejtësisë, parti kjo e cila në zgjedhje ka hyrë në koalicion me PDK-në, ka bërë të ditur se nuk do ta votoj kandidatin e propozuar nga PDK për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të së premtes, por as Hashim Thaçin si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Kelmendi këtë qëndrim të tij e ka dhënë, përmes Facebook-ut, pasi që akoma nuk ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ i cili lejon bartjen e shamisë në shkolla. Premtim ky i cili ishte bërë edhe nga vetë kryeministri në largim Hashim Thaçi gjatë kohës së fushatës.

Ja reagimi i plotë i Kelmendit:

I nderuari Kryetar i PDK, Kryeministër Thaçi,
“1 Shtatori “i këtij viti filloi,në Republikën Kosovës vajzat nuk u lejuan as të iu afrohen dyerve të shkollave fillore dhe të mesme nga drejtorët përkatës.
Kjo shkelje e drejtave të njeriut dhe ky diskriminim fetar i qytetarëve të Kosovës si dhe mos realizimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e ” Udhëzimit Adminstrativ” që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë,ma bën të pamundur votimin e Kryetarit të Kuvendit të propozuar nga PDK dhe juve si Kryeministër.
Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Drejtësisë,i zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës,nuk mundem të qëndroj indiferent përballë shkeljes së drejtave të njeriut,konkretisht largimit të vajzave nga shkolla përshkak të mbulesës.
Shkollimin e vajzave me mbulesë e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës ” Neni 38″ dhe ligji për Arsimin Parauniversitar të Kosovës “Neni 3,pargrafi 1 dhe 6″.
Ky” Udhëzim Administrativ”është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ,me Ligjin e Arsimit Parauniversitar,me Konventën ndërkombëtare të drejtave të njeriut,me Legjislacionin e Bashkimit Europian.
Nëse Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit në BE,ju keni sfiduar gjitha shteter e BE ,ngase në asnjë vend të BE dhe as në SHBA vajzat me mbulesë nuk largohen nga shkollat fillore dhe të mesme.
Meqë kemi qenë në një listë të përbashkët parazgjedhore dhe situatës politike që po kalon vendi ynë, kërkoj nga ju që deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të e realizoni marrëveshjen që kemi arritur për koalicion parazgjedhor d.m.th. fuqizimin e ndryshimit të Udhëzimit Administrativ” që ndalon shkollimin e vajzave me mbulesë,dhe atë duke bërë publike në webfaqen zyrtare të MASHT.
Në të kundërtën,ma bëni të pamundur votimin Kryetarit e Kuvendit të propozuar nga PDK dhe juve si Kryeministër.

Më Shumë

Kurti për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin...

Pira rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e pestë...

Lajmet e Fundit