Këngëtarët bëhen bashkë për një qëllim

kengetaret bashkDisa nga emrat më të njohur të skenës sonë ditën e djeshme (e martë) nuk e kanë pritur në ndonjë koncert të zakonshëm ku për punën që bëjnë marrin edhe riskun e tyre.

Vedat Ademi, Sidrit Bejleri, Venera Lumani e Lind Islami, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë kanë vendosur ta kalojnë pranë fëmijëve në një koncert kushtuar atyre.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Ademi në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar. “Në koncertin për fëmijët jetim…Ndoshta nuk mund ta përfytyrojmë dot se si është të jesh jetim pasi jemi rritur në gjirin e familjes, por për arsye të ndryshme këtyre njerëzve ju ka munguar dashuria prindërore dhe atmosfera e familjes… Sot bashkohem me ju dhe si prind ju dëshiroj më të mirat në jetë… Zoti ju bekoftë! Përqafim i ngrohtë nga unë Vedat Ademi, Sidrit Bejleri , Venera Lumani dhe Lind Islami”, ishte ky mbishkrimi i Vedatit, ndërsa ky gjest është komentuar me shumë admirim nga mijëra shqiptar anë e kënd trojeve tona.

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit