Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu

Një person ka kërcënuar   gjyqtarin e Gjyaktës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu.

I dyshuar e ka kërcënuar gjyqtarin përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se i dyshuari ka kërcënuar gjyqtarin për një aktgjykim.

“Gjyqtari  kërcënimin e ka denoncuar në polici”, tha Osmanollaj për PrizrenPress.

Sipas tij, policia ka bërë identifikimin e të dyshuarit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit