14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kërkesa e aktorëve pritet të realizohet nga janari i vitit 2018

Ministri i Kulturës dhe ai i financave diskutojnë për aktorët Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka njoftuar se nëse nuk realizohet kërkesa e tyre për rritje pagash në nivel universitar, nga e premtja nuk do të ketë më shfaqje në këtë institucion.

Por, dy ditë para se të përfundoj ky afat, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës kanë takuar përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar, ku sipas këshilltarit të lartë të ministrit Gashi, Samir Hoxha u diskutua se dialogu është forma më e mirë për një epilog të suksesshëm të këtij rrugëtimi të përbashkët.

Ai tha se gjatë ditës së sotme zyrtarë të Ministrisë së Kulturës do të takohen me Ministrin e Financave për të parë mundësitë për një zgjidhje të favorshme për të gjitha palët.

Burime te Televizioni 21 bëjnë të ditur se ministri i kulturës Kujtim Gashi dhe ai i financave Bedri Hamza, janë takuar sot pas intervistës së bërë nga televizioni ynë më këshilltarin Samir Hoxha. Në këtë takim ministrat janë dakorduar që të ketë rritje pagash për krijuesit dhe përformuesit e artit. Por pritet që të formohen grupet punuese të cilët do të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt për këtë çështje. Sipas burimeve të RTV21 pritet që në fillim të viti 2018 aktorëve tu plotësohet kërkesa e tyre./21Media

 

Më Shumë

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Delirium

Lajmet e Fundit