18.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kërkohet hetim për Hillary Clinton, ja pse

Gazeta New York Times njofton se dy inspektorë federalë i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë të hapë një hetim penal për të sqaruar nëse Hillary Clinton ka vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket informacioneve sensitive qeveritare në llogarinë private të emailit që ajo përdorte kur ishte sekretare e shtetit.

Clinton ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar.

Sipas gazetës New York Times, kërkesa erdhi pas një dokumenti të datës 29 qershor, ku inspektorët e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit dhe agjencive të zbulimit thoshin se në llogarinë private të zonjës Clinton ka pasur “qindra emaile që mund të ishin të klasifikuara”.

Sipas gazetës New York Times, nuk është e qartë nëse ndonjë nga informacionet që përmbanin emailet ishte përcaktuar si i klasifikuar nga Departamenti i Shtetit, kur zonja Clinton i kishte marrë ose dërguar ato.

Njoftimet se ish-sekretarja e shtetit kishte përdorur një llogari private emaili për punë zyrtare bënë bujë në muajin mars dhe kjo u kthye menjëherë në një çështje të debatuar për fushatën presidenciale të zonjës Clinton.

Ish sekretarja e shtetit ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar, transmeton VOA.

Sipas New York Times-it, zyrtarët e lartë i thanë gazetës se Departamenti i Drejtësisë nuk ka vendosur nëse do të hapë ose jo hetime.

Pas daljes së lajmeve lidhur me llogarinë e saj private, zonja Clinton i kërkoi Departamentit të Shtetit të publikonte emailet e saj. Departamenti po shqyrton aktualisht 55 mijë faqe emaili të zonjës Clinton dhe në fund të qershorit bëri publike paketën e parë me 3000-emaile.

Më Shumë

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Vesa Krasniqi rikthehet te Bashkimi, i bashkohet edhe Merisa Bilalli

Bashkimi i Prizrenit forcon skuadrën e vashave për sezonin e ri, duke prezantuar dy përforcime të rëndësishme. Vesa Krasniqi rikthehet te Bashkimi pas një sezoni...

Lajmet e Fundit