11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Kërkohet nënshkrimi i Kontratës Kolektive për punëtorët e arsimit

OpinionNë prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka kërkuar që të nënshkruhet sa më shpejt Kontrata kolektive për punëtorët e arsimit.

Drejtues të sindikatës, thonë për Radio Kosovën se me anë të kësaj kontrate punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë të drejta, duke përmirësuar kushtet e tyre. Ndërkohë, që nga viti 2005, kur edhe i ka skaduar afati kontratës së vjetër, punëtorët e arsimit, vazhdojnë të punojnë me atë kontratë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë duke bërë harmonizimin e neneve të kontratës kolektive së bashku me Sindikatën.

Kryetari i Komisionit për Kontratën Kolektive në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Lutfi Mani, tha se që nga viti 2005, punëtorët e arsimit punojnë me kontratën e cila ka skaduar. Ai tha se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit, që të nënshkruhet kontrata e re kolektive, për të përmirësuar kushtet e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit.

Më Shumë

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit