1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Kërkohet nga Haskuka shkarkimi i drejtorit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shtatë organizata joqeveritare kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka të shkarkojë drejtorin për ekonomi dhe financa, Ertan Simitçiut ndaj të cilit është ngritur padi me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas organizatave EC Ma Ndryshe, IPSIA,  THY, Nevo Koncepti, Qendra Rajonale e KMDLNJ – Prizren, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore – Legatum dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), integriteti institucional duhet të jetë fokus i angazhimit të përgjithshëm e veçanërisht i njerëzve në pozitat vendimmarrëse.

“Integriteti institucional duhet të jetë fokus i angazhimit të përgjithshëm e veçanërisht i njerëzve në pozitat vendimmarrëse. Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren për drejtorin e drejtorisë komunale për ekonomi dhe financa, në cilësinë e të dyshuarit keqpërdorim të detyrës zyrtare, vë në pikëpyetje integritetin institucional përkatësisht qeverisjen lokale në Prizren. Sipas aktakuzës, Drejtori për Ekonomi dhe Financa pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjet në fuqi ka lidhur kontrata për emitimin e spoteve për nevojat e drejtorisë me mediumet lokale”, thuhet në reagim, përcjell PrizrenPress.

 “Mungesa e vullnetit individual për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, kërkon veprime konkrete të lidershipit komunal. Andaj, Organizatat e poshtëshënuara të Shoqërisë Civile, kërkojnë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësit të tij, i cili tashmë ka të ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren-t si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

 “Thënë ndryshe, premtimet elektorale ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shkarkimin e udhëheqësve të drejtorive komunale në rastet e ngritjes së aktakuzave, do të tregonte vullnetin e sinqertë në përmbushjen e premtimeve për rritjen e standardeve dhe ndryshimin e praktikave për të siguruar institucione me kredibilitet”.

 “Në të kundërtën, vazhdimi i punës në ushtrimin e funksioneve të larta publike të zyrtarëve që kanë të ngritura aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtarë, do të ulë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe do të shërbejë si një praktikë jo e mirë në arsyetimin e veprimeve pranë organeve të drejtësisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Beteja e Gorozhupit: Luljeta e UÇK s’e la burrin, u vra edhe ajo

Në betejën ku u vra komandanti Mujë Krasniqi “Kapuçi”, “Te Likenet e Hasit”, ra dëshmore edhe Luljeta Shala bashkë me të fejuarin e saj. Aty...

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Lajmet e Fundit