Kërkohet një muaj paraburgim ndaj zyrtarit të Autoritetit Pyjor në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili është arrestuar të enjten, si përgjegjës i Autoritetit Pyjor, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë, me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjve ia jep një kompanie private.

Duke vepruar në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit