LDK-ja anatemon Fatmir Sejdiun

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh kryetari i LDK-së dhe ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duket se ka mbetur larg proceseve brenda partisë që dikur e udhëhoqi. Si kryetar nderi i partisë së dytë më të madhe në vend, Sejdiu nuk është konsultuar fare për zhvillimet e fundit në LDK, sidomos në procesin e përzgjedhjes së kandidate për kryetar të komunave.

Burime te Indeksonline kanë thënë se Sejdiu ndihet i anatemuar nga kryetari Isa Mustafa, pasi që nuk është përfshirë në asnjë konsultë.

“Roli i Sejdiut në LDK mbetet i fuqishëm duke pas parasysh ndikimin e tij në një pjesë të madhe te anëtarësisë. Mirëpo, ai asnjëherë nuk ka qenë në mesin e personave që janë konsultuar për proceset nëpër të cilat po kalon partia, veçanërisht në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave”, ka thënë një zyrtar i LDK-së i cili ka kërkuar të mos i përmendet emri.
Indeksonline ka tentuar të flasë me Sejdiu, por ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet me arsyetimin se një gjë të tillë do ta bëjë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Burime tjera kanë konfirmuar se heshtja e Sejdiu ndërlidhet me idenë se ai nuk dëshiron të ndikoj në anëtarësinë e LDK-së në prag të fushatës elektorale.
“Sejdiu do flasë për të gjitha pas zgjedhjeve. Ateherë opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e tij”, thekson burimi.

Sejdiu edhe në prononcimet e mëhershme për media ka qenë kritik ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë që mos ta ketë takuar e as konsultuar për zhvillimet në parti dhe zhvillimet rreth procesit zgjedhor.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit