6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Këshilli i Prindërve apelon te Qeveria të mos mbyllen shkollat

Reagim i Këshillit të Prindërve të Kosovës është shprehur kundër masave të cilat pritet të merren sot në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një komunikate Këshilli thotë se arsimi parauniversitar nuk duhet të mbyllet.

Sipas tyre, numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar është tepër simbolik dhe nuk ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve në nivel vendi.

“Mesimi online është i dështuar dhe nuk e di pse do të aplikohet. Mësimi online angazhon prindërit si mësimdhënës dhe ky është thelbi i dështimit sepse prindi nuk mund ta zëvendësojë mësimdhënësin. Duhet të mbahet mësimi fizik edhe për një kohë nëse duam qe të mos dështojë viti mësimor”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka apeluar tek Qeveria që të mos mbyllen shkollat dhe të mundësohet mësimi me prani fizike në shkollë duke përcjellë me kujdes të shtuar situatën e mbajtjes së mësimit fizik në shkolla.

“Nëse kërkojnë rrethanat me u mbyllë shkollat, ulemi bashkë që të konsultohemi për të marrë vendim dhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq masat të cilat planifikohen për sektorin e arsimit janë:

16. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

17. Përjashtim nga pika 16, bën mbarëvajtja e provimeve të cilat mund të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndarja në grupe nga 10 persona.

18. Konviktet dhe menzat pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill 2021.

19. Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskurzionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Karashëngjergj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Viktima është gjetur nga një familjar...

Kështu pritet të organizohen dasmat nëse lejohen

Nëse Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të lejojë organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera, personat e parë me të cilët do të kenë...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Albin Kurti do ta rishikojë buxhetin që e miratoi Avdullah Hoti

Qeveria e Albin Kurtit do ta dërgojë buxhetin e vitit 2021 edhe njëherë në Kuvendin e Kosovës. E, përgatitjet për këtë tashmë veç kanë filluar,...

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

Rreth romanit “Prishtina”, të shkrimtarit Mehmet Kraja Ballsor Hoxha Pritja, si zbulim i shoqërisë kosovare, është bosht i romanit “Prishtina” të Mehmet Krajës, edhe atëherë kur...

Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve...

Ministri Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij, Liburn Jupollim, kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e...

Leclerc: Synojmë podiumin në Imola

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë...

Rusia konfirmon prodhimin e vaksinës “Sputnik V” në Serbi

Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka njoftuar se në institutin “Torlak” në Beograd, ka nisur prodhimi i vaksinave për COVID-19, “Sputnik V”, shkruan...

Kundërshtohet vazhdimi i masave anti-Covid, ky pritet të jetë vendimi nga e hëna

Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

DASHURI SI KULLA E BABILONIT

Ai vallëzonte lehtë këtë mbrëmje në krahët e një femre me hundë të shpuar, teksa fustani i saj edhe për meshkujt tjerë ishte tërheqës....

Joshua dhe Fury pranojnë ofertë për meçin unifikues

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë pranuar ofertën për luftën unifikuese të titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Promotori Eddie...

Letra nga Labëria, mbretit Zog më 1930: Naltmadhëni, duam rrugën!

Rruga e Lumit të Vlorës, në historinë mes udhëkryqesh të mëdha politike dhe nismat sado të vogla për mëkëmbje, gërryer nga historia… Pavarësisht kërkesave të...

Haskuka: Partitë politike në Prizren duan trajtim preferencial mbi ligjin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se partitë politike në Prizren, në vend se të mundohen për aplikim të ligjit për...

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani gjatë muajve të ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane...

Vërmicë: Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar...

Lajmet e Fundit