22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Kessie është lojtar i Barcelonës

Ashtu edhe siç pritej, futbollisti i Milan-it, Franck Kessie, ka kompletuar transferimin te Barcelona.

Ai përfundoi me sukses testet mjekësore në Lugano gjatë ditës së djeshme (e hënë) dhe kështu do të bëhet lojtar i Barcelonës në fund të sezonit, pasi t’i mbarojë kontrata me Milan-in.

Kessie tashmë kishte arritur marrëveshje me klubin spanjoll për një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon.

 

Në fakt, siç raportohet në mediat italiane, rrogë afërsisht të njëjtë ia kishte ofruar edhe Milan-i, por Kessie ishte i ndikuar nga agjenti i tij, i cili thuhet se përfitoi një shumë rreth 10 milionë euro nga ky transferim.

Pra, Kessie do të largohet nga Milan-i pas pesë vitesh, që kur u bashkua në verën e vitit 2017 nga Atalanta për shumën e 32 milionë eurove.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Gjatë kësaj kohe, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka zhvilluar 215 ndeshje në të gjitha garat me fanellën kuqezi, prej të cilave ka realizuar 38 gola. /Albanianpost.com

 

 

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit