7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Këta janë 67 deputetët që shpenzuan paratë e shtetit për karburante

Janë 67 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë shpenzuar para të shtetit për karburante. 36 prej tyre janë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Express.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo e ka publikuar listën me emrat e 67 deputetëve që janë kompensuar dhe shumën e parave që kanë marrë për shpenzime të udhëtimit, gjatë muajit dhjetor.

Sipas kësaj liste, vetëm për shpenzime të rrugës të këtyre deputetëve për pjesëmarrje në seanca janë shpenzuar mbi 8 mijë euro, derisa për shpenzime të rrugës për pjesëmarrje në komisione janë shpenzuar mbi 5 mijë e 400 euro.

May be an image of text that says 'dhjetor 2021 nentor 2021 DEPUTETEVE LEGJISLATURAE VIII CODI BUXHETOR 2021 N.ren Emri Mbiemri komuna Adem SHP.E UGES Hodža Dragash Rrustemi 120,00 0,00 Podujeve Prizren Kamenice Kodra Agusholli adiku unjaku-Rexhepi 100,00 lojsilovi?'

Ndryshe, të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Për udhëtimet e deklaruara nga Podujeva, Agim Veliu i LDK-së për dy muaj ka marrë 340 Euro, e Valon Ramadani i Vetëvendosjes nga Ferizaj 320 Euro.

Edhe për të tjera distanca relativisht të shkurtëra si Vushtrria e Lipjani, deputetët janë kompensuar për të ardhur në seanca e komisione.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka marrë 290 euro kompensim për dy muaj, ndërsa Besim Muzaqi nga Vushtrria ka marrë 170 euro.

Nga i njëjti vend, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për periudhën kohore nëntor-dhjetor ka marrë 150 euro, ndërsa bashkëvendasja e saj, deputetja  Fjolla Ujkani ka marrë 170 euro, e Gazmend Gjyshinca ka marrë 140 euro.

Ish-drejtori i Policisë, tani deputet nga radhët e PDK-së ka marrë 90 euro për udhëtimin e tij nga Lipjani.

Nga shpenzimet e publikuara nga Kanal 10 shihet se më së shumti kanë marrë deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni, deri në 870 euro për dy muaj.

Më poshtë gjeni shpenzimet e secilit deputet për karburante gjatë kësaj periudhe./Gazeta Express

 

 

 

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit