25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Këto janë gjobat më të mëdha në botë për shpejtësinë – ku renditet Kosova

Pothuajse çdo shofer ndonjëherë harron dhe tejkalon kufirin e shpejtësisë. Nëse e bëni në Zvicër, nuk do të kaloni mirë.

Të gjitha vendet në botë kanë të përbashkët që rregullat e trafikut përcaktojnë shpejtësinë maksimale të lejuar në rrugët publike. Megjithatë, gjobat për shkeljen e këtij rregulli luhaten shumë, duke filluar nga vetëm disa cent deri në disa qindra mijëra euro.

Sipas këtyre statistikave, autoritetet policore të Kosovës kanë shqiptuar një gjobë që kap shifrat e 1,413.10 dollarëve. Në Shqipëri gjoba maksimale që është shqiptuar ndonjëherë kap vlerat e 2,622 dollarësh.

Por, gjoba më e lartë e shpejtësisë janë dhënë në Zvicër, por edhe në Finlandë. Gjoba në Zvicër ka shkuar deri në 13,320 dollarë ndërsa në shtetin finlandez kap shifrat prej 10648.03 dollarë.

Në Amerikën e Veriut, gjobat më të mëdha janë në Oregon, deri në 2000 dollarë. Në Kubë, nga ana tjetër, gjoba është 2.5 dollarë. Në Amerikën e Jugut, gjobat janë pak më të larta, me përjashtim të Paraguait, ku dënimi për shpejtësi është vetëm 0,13 dollarë dhe Argjentina si ekstremi tjetër me një gjobë prej 3716 dollarë.

Shfrytëzoni ofertat në Deppo Market

Nëse shikojmë Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, edhe këtu ka ekstreme. Kështu, në Siri, gjoba është vetëm 0.08 dollarë.

Më në lindje, mbajtësi i rekordit është Australia me një gjobë prej 1743 dollarësh. Më në fund po vijmë në Afrikë, ku dënimi më i ulët është regjistruar në Sudan. Është vetëm 0.07 dollarë. Uganda ka gjobën më të madhe, deri në 1700 dollarësh. /Telegrafi/

Më Shumë

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit