22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Spitali i Prizrenit më i ngarkuari gjatë pandemisë, një mjek për gjashtë pacientë

Në muajin mars të vitit 2021, në kohën kur spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së ishin të mbingarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, një mjek në Spitalin e Prizrenit ka trajtuar 5.9 pacientë apo pesëfish më shumë pacientë sesa një mjek në Klinika Covid-3 në QKUK, i cili ka pasur 0.9 pacientë.

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka bërë auditimin për “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”, thuhet se shumica e të stafit shëndetësorë të angazhuar për pandemi kanë punuar me orar 12 orësh për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të personelit.

“Vërejmë se gjatë muajit mars 2021 numri i pacientëve COVID-19 për mjek në Spitalin e Prizrenit ishte 5.9 pacientë për mjek, Spitalin e Pejës ishte 4.9 pacientë për mjek, në Klinikën Infektive të QKUK-së 4.8 pacientë për mjek, Pulmologji 2.4 pacientë për mjek dhe 1.8 pacientë për mjek në Klinikën Covid-4, çka nënkupton se ka pasur dukshëm më shumë pacientë për mjek sesa Klinika Covid-3 që kishte mesatare prej 0.9 pacientë për mjek apo Klinika MIQ Covid 1.4 pacientë për mjek”, thuhet në raport.Sipas ZKA-së, gjendje e njëjtë është edhe me numrin e infermierëve të angazhuar për pacientët me COVID-19.Auditori ka gjetur se në Spitalin e Pejës, një infermier ka pasur 3.3 pacientë me COVID-4; në Spitalin e Prizrenit 1.8 pacientë për infermier, në Pulmologji 1.8 pacient për infermier dhe në Klinikën Infektive të QKUK-së 1.6 pacient për infermier.

“Vërehet se ka pasur dukshëm më pak infermierë për pacientë sesa Klinika COVID-3 që kishte 0.8 pacientë për infermier apo MIQ COVID me 0.5 pacientë për infermier”, thuhet në raportin e auditimit.Sipas Auditorit, shqetësues është edhe dallimi në numrin e stafit mbështetës për pacientë në mes spitaleve / klinikave, ku në disa prej tyre kishte 4.2 pacientë për staf mbështetës, ndërsa në disa të tjera 14.5 pacientë për staf mbështetës COVID-19.Numri total i personelit në ShSKUK është 7,297, përfshirë edhe të punësuarit në administratën qendrore, 45% e numrit të përgjithshëm janë të angazhuar në spitalet rajonale, ndërsa 47% janë të angazhuar në QKUK.

“Nga analiza e mësipërme vërejmë se përqindja e stafit jo-mjekësor në spitalet rajonale (21%) është më e lartë se përqindja në ShSKUK (19%) dhe përqindja në QKUK (16%).

Nga krahasimi në QKUK vërejmë se përqindja e mjekëve dhe infermierëve në totalin e të punësuarve është më e lartë se përqindja në totalin e të punësuarve mjek dhe infermier në spitalet rajonale apo në ShSKUK”, theksohet më tej në këtë raport auditimi.

Muaji mars i vitit 2021 konsiderohet ndër muajt ku Kosova ka pasur deri në 10 mijë raste aktive në ditë dhe brenda një dite kanë vdekur rreth 10 pacientë me COVID-19.Vaksinimi në Kosovë ka filluar në fund të muajit mars të vitit 2021. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot, 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./kallxo.com/

Më Shumë

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit