18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Kevin Hart preferon ‘old-school’, godet brezin e ri me Michael Jackson

Komediani shumë i njohur amerikan, Kevin Hart, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, aty ku numëron më shumë se 88 milion ndjekës. Hart, tashmë 40 vjeç, pësoi një aksident shumë të rëndë në muajin dhjetor të vitit të shkuar, por tashmë ka lënë gjithçka pas.

Një fans i çmendur i NBA, më saktë ekipit të tij të vendlindjes, Philadelphia 76ers, Hart admirohet nga të gjithë në Amerikë, me filmat e tij që janë sukses pas suksesi. Sot, aktori i njohur, së bashku me gruan e tij simpatike, kanë shpërndarë një video në Instagram, ku kanë pasur dhe një mesazh për brezin e ri.

“Jam zyrtarisht i vjetër! Partnerja ime donte të provonte disa nga kërcimet e reja… por unë i thashë: Absolutisht që jo! T’i tregojmë fëmijëve të rinj se çfarë kohe është dhe i “goditëm” me pak Michael Jackson”, shkroi Hart në profilin e tij zyrtar.

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit