11.8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Kevin Spacey do të dëshmojë kundër akuzave për abuzime seksuale

Aktori Kevin Spacey pritet të dëshmojë të hënën për një padi civile të ngritur ndaj tij nga Anthony Rapp, për një veprim të padëshiruar seksual ndaj këtij të fundit.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në vitin 1986, kur Anthony ishte 14 vjeç dhe Spacey 25 vjeç.

Një gjykatës amerikan hodhi poshtë pretendimet e ngritura të Rapp, kur ai tha se Spacey iu ul sipër në një festë të zhvilluar në apartamentin e tij në Manhattan.

Gjykatësi Levis Kaplan hodhi poshtë pretendimet e Rapp si shkaktimin e qëllimshëm të shqetësimit emocional ndaj fituesit të çmimit Oscar, Kevin Spacey.

Ai deklaroi se pretendimet përsërisnin një sërë akuzash ndaj 63-vjeçarit Spacey.

Kaplan lejoi një sërë nga pretendimet e akuzuesit të qëndrojnë.

Kërkesa pritet të ndiqet nga një juri pasi mbrojtja e Spacey-t të përfundojë shqyrtimin e çështjes dhe avokatët e te dy palëve të sjellin argumentat përfundimtare.

Rapp, tani 50 vjeç, dëshmoi në fillim të këtij muaji se Spacey, i cili atëherë ishte 25 vjeç, i dehur e lëndoi atë.

Nga ana tjetër, aktori ka mohur akuzat e Rapp për ngacmim seksual e për sulm seksual nga të tjerët.

Avokati i tij sfidoi kujtesën e Rapp për incidentin e marrjes në pyetje.

Ky i fundit e përshkroi takimin e ndodhur në një dhomë gjumi kur në atë kohë, Spacey jetonte në studio.

Kjo nuk është hera e parë që Spacey përballet me akuza të tilla.

Madje, për shkak të tyre, ai u dëbua edhe nga seriali i mirënjohur, House of Cards, në sezonin e fundit, ku ishte protagonist kryesor.

/Albanianpost.com

Më Shumë

PDK kërkon ndërhyrjen e KQZ-së në Malishevë: Procesi i numërimit po rrezikohet!

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj siç thotë shkeljeve të procesit të verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve në Malishevë. Sipas një deklarate të degës...

Derbi i madh kosovar: Liria përballet me Vëllaznimin të mërkurën në Prizren

Pas fitoreve të arritura këtë javë, skuadrat e Lirisë dhe Vëllaznimit do të përballen të mërkurën në stadiumin “Perparim Thaçi” në Prizren, në një...

Lajmet e Fundit