10.5 C
Prizren
E enjte, 9 Janar, 2025

Kizolli: Landovicasit do të përfitojnë nga riciklimi i mbeturinave

Kizolli-LandovicePartia Konservatore e Kosovës ka vizituar qytetarët e Landovicës duke prezantuar kandidatin për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli dhe kandidatët për Asamblenë komunale. Pas prezantimit të programit partiak, Kizolli është përqendruar në problemin kryesor të landovicasëve, atë të ndotjes së ambientit dhe të ujit të pijshëm nga deponia e mbeturinave.

Partia Konservatore e Kosovës në bashkëpunim me ekspertët e kësaj lëmie ka përpiluar strategjinë dhe planin për rregullimin e këtij problemi, që do të bëhet me anë të riciklimit të mbeturinave.

“Trajtimi i mbeturinave është një problem që duhet zgjidhur në kohën sa më të shpejtë dhe premtoi se me qeverisjen e Partisë Konservatore të  Kosovës edhe ato do të marrin vlerë, sepse ne nuk jemi për asgjësimin e thjeshtë të mbeturinave por për trajtimin dhe riciklimin e tyre duke shmangur ndotjen e ambientit në një anë dhe duke krijuar vende të reja pune në anën tjetër. Riciklimi i mbeturinave është një afarizëm fitimprurës dhe subvencionohet nga institucionet relevante ndërkombëtare. Me këtë proces më së shumti do të përfitojnë qytetarët e Landovicës duke zhvilluar një afarizëm afatgjatë dhe duke parandaluar ndotjen e ambientit jetësor”, tha Kizolli.

Sipas tij, menaxhimi i suksesshëm i mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave si një biznes profitabil, do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Prizrenit dhe në punësimin e qytetarëve të Landovicës.

Ndërsa, kryetari i PK-së Munir Basha tha se qeverisja aktuale interesohet për qytetarët vetëm gjatë fushatës elektorale përafërsisht 30 ditë në një periudhë kohore 4 vjeçare.

“Mashtrimi i tyre vazhdon duke përmendur investime marramendëse që nuk realizohen dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk i vizitojnë fare deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Ai po ashtu kritikoi ministrat dhe qeverinë e Kosovës që e shfrytëzojnë praninë e tyre, buxhetin e Kosovës si dhe subvencionet që i kanë dhënë fermerëve, duke i mbledhur ata nëpër dreka dhe darka zyrtare dhe duke e keqpërdorur paranë publike të taksapaguesve Kosovar për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet furnizimi me ujë në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar për rikthimin e furnizimit me ujë në rrugën “Ibrahim Rugova” (ish-"De Rada"), pranë stacionit të autobusëve në Prizren, pas...

Vetëvendosje viziton familjen e dëshmorit Fadil Ferati në Randobravë të Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për deputet, Artan Abrashi, së bashku me kandidatët e tjerë, vizituan sot familjen e dëshmorit Fadil Ferati në...

Lajmet e Fundit