11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Kjo është 18 vjeçarja që vdiq sot në aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale.

Nga ky aksident një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhel-Suharekë.

Indeksonline mëson se viktimat janë të familjës Alili nga Kumanova, të cilët po shkonin për pushime në Shqipëri.

Ndërsa, fatkeqësisht vajza e tyre, Erza, 18 vjeçare, nuk arriti t’u shpëtonte plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në adresë të familjes Alili e cila është e njohur në Kumanovë, tashmë qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime dhe të lënduarve po u urojnë shërim të shpejtë./Indeksonline/

Më Shumë

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit